Shumë media britanike përcjellin informacion e Daily Beast që Litvinenko u vra për shkak se vërtetoi se Putini është pedofil! Daily Beast për informacion thirret tek "burimet britanike të afërta me hetimin". Ata pretendojnë se Putini ka përdorur pozitën e tij për të shkatërruar videot e përfshirjes së tij në skandalin e pedofilisë. Në fakt, thuhet se ato video e shfaqin Putinin në marrëdhënie seksuale me djem të mitur, transmeton Telegrafi.
Litvinenko, ish-kolonel 43-vjeçar i shërbimit sekret rus FSB dhe një kritik kryesor i Putinit, vdiq në nëntor të vitit 2006 në University Hospital College të Londrës.
Ai u largua nga Rusia në Britani të Madhe në vitin 2000, duke kërkuar azil politik dhe duke u bërë mbrojtës i Boris Berezovsky – dikur oligark i Putinit i cili u detyrua të lë Rusinë.
Në Britani ai ka shkruar një seri të librave me akuza të rënda kundër ish-kolegëve të tij, dhe Putinit, i cili para se të vinte në Presidencë për një kohë ishte kreu i FSB-së.
Litvinenko ndër të tjera e akuzoi Putinin për manipulim me bombardimin e përgjakshëm të një pallati në Moskë në vitin 1999, që ishte shkas i pushtimit të dytë rus të Çeçenisë. Putinit ia atribuoi tendencën për seks me djem, gjë që në mediat britanike ceket si arsye për vrasjen e tij.
Intervista e tij e fundit është dhënë disa orë para vdekjes së tij, ku ndër të tjera kishte thënë: "Bastardët më ndreqën mua, por nuk do të munden secilin”. /Telegrafi/