Telegrafi

Lituania super favorite sipas bastoreve

Kosova do të luajë për herë të parë në fazën kualifikuese për një botëror të basketbollit.

Basketbollistët tanë do ta kenë një sfidë të vështirë përballë kombëtares së Lituanisë.

Edhe bastoret sportive botërore e shohin si favorite të pakontestuar skuadrën mysafire lituaneze.

Basketbollistët tonë gjatë stërvitjes së fundit

“Bet365”, bastorja e njohur botërore fitoren e Kosovës e kuoton me koeficient 10.5 ndërsa Lituania ka koeficient prej 1.02.

Theksojmë se ndeshja mes këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Kujtojmë se përfaqësuesja jonë nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Erjon Kastratit, i cili është i lënduar ndërsa nuk pritet të luajë as kundër Hungarisë. /Telegrafi/