Site icon Telegrafi

Lituania shokon SHBA-të, Spanja eliminohet – këto janë çiftet çerekfinale

Është mbyllur edhe faza e dytë e grupeve në Kampionatin Botëror për meshkuj, ku Lituani ka mposhtur SHBA-të, ndërsa Spanja u eliminua pasi pësoi nga Kanada.

Në Grupin I, kanë kaluar tutje Italia dhe Serbia, pas fitoreve ndaj Porto Rikos dhe Repulikës Dominikane.

Basketbollistet e Italisë mundën Porto Rikon me rezultat 73-57 dhe siguruan vendin e parë në grup.

Më të mirët te Italia ishin Ricci dhe Tount, të cilët shënuan nga 15 pikë, ndërsa te Puerto Riko u dallua Ëaters me 13 pikë.

Në anën tjetër Serbia fitoi ndaj Republikës Dominikane me rezultat 112:79.

Befasia më e madhe në këtë kampionat ndodhi në Grupin J, ku përballjen për vendin e parë në grup Lituania ishte më e mirë se sa SHBA-të, duke fituar me rezultat 110:104.

Përballjen mes Malit të Zi dhe Greqisë, e fituan malazezët me rezultat 73:69.

Kuzminskas ishte më i miri te lituanët me 15 pikë, ndërsa Edwards me 35 dhe Bridges me 14 pikë ishin më efikas te amerikanët.

Lituania e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, ndaj në çerekfinale do të luajë kundër Serbisë, e cila ishte e dyta në grupin e tyre. Nga ana tjetër, SHBA-të do të luajë kundër Italisë. Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar për të martën.

Në Grupin k, Gjermania ka fituar ndeshjen për kreun e grupit ndaj Sllovenisë me rezultat 100:71.

Luka Doncic edhe pse shënoi 23 pikë, nuk ishin të mjaftueshme, pasi gjermanët të udhëhequr nga Schroder me 24 pikë fituan ndeshjen.

Australia ishte më e mirë se Gjeorgjia, duke fituar me rezultat 100-84, për të zënë vendin e tretë në grup.

Befasia më e madhe ka ndodhur në Grupi L, ku Spanja është eliminuar nga Kanada, për t’i dhënë lamtumirën Kampionatit Botëror.

Kanadezët fituan me rezultat 88:85 për të kaluar tutje si lider të grupit.

Letonia në anën tjetër fitoi ndaj Brazilit për të kaluar tutje si i dyti i grupit.

Në çerekfinale, Gjermania do të përballet me befasinë e këtij viti Letoninë, ndërsa Kanada do të jetë përballë Sllovenisë. /Telegrafi/

Exit mobile version