Site icon Telegrafi

Lituania mposhtë Kosovën lehtësisht falë diferencës në kualitet

Lituania ka mposhtur me lehtësi Kosovën në palestrën Svyturio Arena në Klaipeda me rezultat 106-50.

Kosova e cila ishte e kufizuar pa superyllin Dardan Berisha, nuk arriti në asnjë moment që të jetë sfiduese për lituanët.

Çereku i parë ishte pak më i mirë për Kosovën, ku Lituania krijoi epërsi prej nëntë pikësh, kurse u thellua në plot 21 pikë në fund të pjesës së parë.

Rrjedha e ngjashme e takimit vazhdoi në periodën e tretë ku epërsia u zgjerua edhe më tutje deri në periudhën e fundit, ku epërsia përfundimtare shkoi në mbi 50 pikë.

Më i miri te Kosova ishte Jones me 223 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Te Lituania shkëlqeu Bendzius me 22 pikë.

Kosova është pritur se do të pësojë humbje në këtë takim për shkak të diferencës së madhe në kualitet me Lituaninë e cila edhe ka një prej kampionateve më të forta në botë në basketboll.

Suksesi më i madh i Kosovës është pikërisht pjesëmarrja në dritaren e dytë kualifikuese të Botërorit, Kina 2019.

/Telegrafi/

Exit mobile version