Telegrafi

Lituania fiton çmimin kryesor në Bienalen e Venecias

Performanca operistike në një plazh artificial, ku performuesit me rroba banjoje paralajmërojnë katastrofë ekologjike, ia siguruan Lituanisë çmimin kryesor në Bienalen e Venecias – në ekspozitën më të vjetër e më të madhe të artit bashkëkohor në botë.

“Sun & Sea (Marina)” (Dielli dhe Deti), i prezantuar nga artistët Lina Lapelyte, Vaiva Grainyte dhe Rugile Barzdziukaite, fitoi çmimin Luani i Artë për pjesëmarrjen më të më mirë kombëtare në Bienale. Kjo është hera e dytë që çmimi kryesor shkon të një performancë (më 2017, fitues ishte pavijoni gjerman me “Faustin” e Anne Imhofit).

Luani i Artë për pjesëmarrësin më të mirë në Bienale shkoi te artisti dhe filmbërësi amerikan, Arthur Jafa, me filmin 50-minutësh “The White Album” (Albumi i bardhë), ku ballafaqot manifestimi i supremacisë së bardhë. /Telegrafi/