Telegrafi

Lituania dëshiron ta ndërrojë emrin

"Emri i shtetit është i vështirë për t`u shqiptuar dhe mbajtur mend për njerëzit që nuk janë të zonën gjuhësore anglishte, ndërsa ndërrimi i tij është vetëm një prej ideve të shumta për promovimin e shtetit", deklaroi zëdhënësi qeveritar, Laurinas Bukalis.

Deri tani nuk është parashtruar asnjë propozim për emër të ri në gjuhën angleze. Në gjuhën lituaneze shteti quhet Lietuva.

Në botë shpesh përzihen emrat e Lituanisë dhe Letonisë fqinje ose Latvisë dhe shumë pak dihet për këto dy ish-republika sovjetike.

Dy shtetet, si dhe Estonia, fituan pavarësi nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ndërsa hynë në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO në vitin 2004.