Site icon Telegrafi

Lituania sot ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Lituanisë sot pritet që të ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut si vend i 30-të në NATO.

Lituania do të jetë vendi i parë baltik e cila do të pranojë Maqedoninë e Veriut në Aleancë.

Në seancën do të merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Lituanisë.

Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Rumania. /Telegrafi/

Exit mobile version