Telegrafi

Lituanezi thyen rekordin Guinness pasi qëndroi për 3 orë e 1 minutë në akull

Një burrë lituanez testoi qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë  i zhytur deri në qafë në akull për të thyer një Rekord Botëror Guinness.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Valerjan Romanovski zhvilloi sfidën e tij në sheshin kryesor bë qytetin historik të Vilniusit, Lituani.

Përfaqësuesit e rekordeve botërore të Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë.

Megjithatë, zyrtarët e Guinness thanë se do të duhet pak kohë për të verifikuar rekordin. /Telegrafi/