Site icon Telegrafi

Little Steven, me një album për dashurinë

Kitaristi, këngëtari dhe aktori Steven Van Zandt (68) – i njohur më shumë si Little Steve – ka publikuar videon promocionale për albumin e tij të ri, “Summer of Sorcery”.

“Ky është albumi im i parë që nuk është autobiografik apo me ngjyrime politike. Gjithmonë kisha nevojë për një koncept, një ide të mirë për punën në album, kështu që mendova se në cilën mënyrë mund të jem më i dobishëm. Thash me vete, të provojmë të bëjmë diçka optimiste, që jep shpresë… Ndonjë fantazi romantike dhe interesante për verën, për dashurinë në jetë”, ka thënë ai.

I njohur edhe për rolin e Silvio Dantes në serinë “Sopranos”, Little Steven me dekada është pjesë e grupit të “E Street Band” të legjendës amerikane të rokut, Bruce Springsteen. /Telegrafi/

Exit mobile version