Telegrafi

Little Mix do të njoftojnë ndarjen e grupit muajin e ardhshëm

Little Mix do të njoftojë muajin e ardhshëm se ato po ndahen.

The Sun tregoi javën e kaluar se vajzat-Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall do të fillojnë karriera solo pas turneut të tyre në 2022.

Dhe burime pranë grupit thanë se ata planifikojnë të shpallin zyrtarisht ndarjen në mes të nëntorit.

Foto: Press

“Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Little Mix, por tani është shumë e qartë se fundi i rrugës ka arritur”, tha një burim.

“Është caktuar një datë për të njoftuar ndarjen. Turneu i ardhshëm do të jetë një lamtumirë për fansat e tyre”, vazhdoi tutje ky burim.

Foto: Little Mix/ Instagram

Lajmi vjen pas një jave të zhurmshme për vajzat, dhe akuzave ndaj ish-koleges së grupit, Jesy Nelson.

Nelson debutoi me këngën “Boyz” që solli në bashkëpunim me reperen, Nicki Minaj, ndërsa u mirëprit nga fansat e saj. /Telegrafi/

Foto: Splash