Little Mix duket se do të ndahet pasi tri anëtarët e mbetur po planifikojnë karrierë solo pasi turneu i tyre të përfundojë në pranverë.
Dëshira e Jade Thirlwall, 28, Perrie Edwards, 28, dhe Leigh-Anne Pinnock, 30, për të krijuar projekte individuale mund të shënojë fundin për grupin e vajzave, shkruan The Sun.
Kjo pason largimin e Jesy Nelson, 30 vjeç, në dhjetor të vitit të kaluar. Burimet e industrisë muzikore thonë se treshja ka negociuar në heshtje marrëveshje të reja menaxhimi dhe regjistrimi.
Por, ato mund ta vënë grupin më të suksesshëm të vajzave në Britani që nga Spice Girls – në pauzë sesa të ndahen plotësisht.
“Ato kanë qenë mjaft të hapur me njëra-tjetrën për këtë. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po punon si kompozitore dhe prezantuese, ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera”, tha një burim.
“Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy. Por largimi i saj i bëri të mendojnë. Ato të gjithë e dinë që do të duhet të ketë një karrierë përtej Little Mix, kështu që ato i kanë vënë gjërat në vend. Plani është të shikoni angazhimet, pastaj t’i drejtoheni projekteve solo pothuajse menjëherë”, tha tutje ky burim.
“Synimi është që ta mbajmë grupin në lëvizje – por kështu përfundoi One Direction dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka”.
Nëna e re Leigh-Anne po shikon role të mëtejshme aktrimi pas debutimit të saj në filmin “Boxing Day”, në dhjetor. Perrie, e cila gjithashtu lindi një djalë në gusht, do të nisë kompaninë e saj në javët e ardhshme.
Vajzat do të publikojnë albumin e tyre të shtatë “Between Us” muajin tjetër. Turneu i tyre në Mbretërinë e Bashkuar përfundon me një shfaqje në O2 Arena të Londrës më 14 maj.
Jesy u largua vitin e kaluar mes një sherri i cili i ka bërë vajzat të komunikojnë vetëm përmes avokatëve. /Telegrafi/