Site icon Telegrafi

“The Little Mermaid” me fitime marramendëse që në ditët e para të publikimit

Ripërpunimi i “The Little Mermaid (Sirena e vogël)” është bërë filmi aksion i Disneyt më i mirë i vlerësuar nga fansat në faqen e filmave ‘Rotten Tomatoes’.

Muzikali, i cili u publikua të premten, aktualisht krenohet me një përqindje të madhe miratimi prej 95 për qind nga më shumë se 5000 vlerësime të bëra nga shikuesit.

Filmi eklipson rekordin e mëparshëm “Aladdin” të regjisorit Guy Ritchie, i cili ka një vlerësim prej 57 për qind të audiencës, shkruan DailyMail.

Ripërpunimi i filmit shumë të dashur për fëmijë, sjell aktoren Halle Bailey duke luajtur rolin kryesor të sirenës Ariel, Melissa McCarthy në rolin e magjistares së detit, Ursula dhe Jonah Hauer-King në rolin e Princin Eric.

Pavarësisht një reagimi të ashpër për performancën e Halles, filmi kryesoi listën e filmeve me më së shumti, duke bërë një debutim të jashtëzakonshëm me fitime prej rreth 118 milionë dollarëve (110 milionë euro) të grumbulluara në arkë.

Filmi pritet të fitojë 118 milionë dollarë (110 milionë euro) në tregjet e brendshme, duke e bërë atë filmin e pestë me fitimin më të lartë, sipas Variety.

Vitin e kaluar në 2022, “Top Gun: Maverick” u bë filmi numër një me fitimet më të larta me 160.5 milionë dollarë (149 milionë euro).

Një person që kontribuoi në shitje ishte vetë Halle, e cila shkoi për të parë filmin në kinema, por e maskuar plotësisht.

Ajo dokumentoi arratisjet e saj në TikTok, duke i lënë më shumë se dy milionë ndjekës të saj të shohin se si ajo arriti të zhdukej në turmë dhe të mos vërehej nga njerëzit.

Halle doli me një maskë fytyre gjoja për arsye të COVID-19, dhe si një masë paraprake shtesë e errësoi fytyrën e saj edhe më tej me syze dielli.

Pavarësisht se ka fituar audiencën, filmi ka marrë vlerësime të ndryshme nga kritikët dhe aktualisht është në një vlerësim prej 67 për qind.

Ndërsa disa ekspertë pohuan se ishte afër të qenit “filmi më i mirë i Disneyt me aktrim të drejtpërdrejtë” dhe vlerësuan performancën e Halle si Ariel, të tjerë këmbëngulën se “nuk mund t’i shpëtojë” trashëgimisë së tij të animuar.

Halle ka treguar gjithashtu se si fëmijët shpërthenin nga gëzimi kur mësuan se ajo do të luante rolin e Ariel në filmin “The Little Mermaid”.

Aktorja 23 vjeçe, diskutoi për përfaqësimin e komunitetit të njerëzve me ngjyrë në film gjatë një interviste për revistën Glamour.

Gjatë bisedës, Halle preku videot emocionale të vajzave të reja që shihnin një grua me ngjyrë si princeshë të Disneyt dhe sesi ajo arriti të ruante identitetin e saj gjatë xhirimeve.

Kur u pyet për videot, Halle tha: “Kur i pashë ato për herë të parë, thjesht qava. Po qaja në mënyrë të pakontrolluar. Fakti që këto foshnja po më shikojnë mua dhe po ndiejnë emocionet që po ndjejnë është një gjë vërtet përulëse dhe e bukur”.

Ajo krahasoi ndjenjën kur Anika Noni Rose luajti Tianën në ” Princess and the Frog” në vitin 2009, duke thënë: “E di se sa shumë nga ai film ndryshoi gjithë perspektivën time për jetën. Uau, kjo është e mundur. Princeshat e zeza janë të mundshme”.

Ajo shtoi: “Ne meritojmë të marrim edhe këto hapësira”. /Telegrafi/

Exit mobile version