Telegrafi

Little Big Disk edhe më i shpejtë

Versioni Thunderbolt i Little Big Diskut në shtëpizën e njohur prej alumini ka dy disqe Intel SSD 510 Series, secili me kapacitet prej 250 GB. Intel ende nuk ka paraqitur zyrtarisht disqet SSD 510 Series (emri kodues Elm Crest), mirëpo flitet për shpejtësitë prej 470 MB/s për lexim dhe 315 MB/s për regjistrim të dhënave, NAND-in 34-nanometërsh dhe mbështetje për SATA 6 Gbps.

LaCie i konfiguron këto disqe SSD në fushën RAID 0, e kjo zgjidhje do të duhej të gjendej në treg në fund të verës. Sa u përket disqeve SSD të Intel, ata do të duhej të gjendeshin në treg në fillim të marsit në kapacitete prej 120 e 250 GB dhe çmime prej 280 e 580 dollarësh amerikanë. /Telegrafi/