Janë planifikuar, dhjetë makinat e para, që do të dalin nga prodhimi
Disa muaj më herët, kompania për modifikimin e makinave Lister, ka treguar se si do të duket F-Type pa tavan, që do të jetë shumë më i shpejtë se modeli origjinal, transmeton Telegrafi.
Tashmë është prezantuar edhe versioni final, i makinës që i është larguar tavani dhe i është vënë motori me 666 kuaj fuqi.
Makina e quajtur Lister LFT-666, do të arrijë shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për tre sekonda. Në këtë formë, është krijuar një makinë shumë më e shpejtë se Lister Storm Le Mans.
Të gjitha pjesët e makinës, janë modifikuar me metale që kanë fibra karboni, duke ndryshuar dukje në masë të madhe, që nga grilli deri në pjesët e pasme dhe anësore.
Mirëpo, blerja e kësaj makine nuk do të kujtojë lirë, pasi kushton 155 mijë euro. /Telegrafi/