Site icon Telegrafi

Listat zgjedhore e Koalicionit për Familjen – Eman Rrahmani bartës i listës me 72 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka pranuar 28 aplikime nga subjektet politike, përfshirë parti politike, koalicione, iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur për certifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mesin e partive politike që kanë aplikuar për certifikim është edhe Koalicioni për Familjen.

Ky koalicion tashmë ka bërë publik edhe listën e kandidatëve për deputetë, që në krahasim nga partitë e tjera që kanë 110 kandidatë, në listën e Koalicionit për Familjen figurojnë vetëm 72.

Bartës i listës është Eman Rrhamani, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 ishte në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Top dhjetëshja e kësaj liste është si më poshtë:

1.Eman Rrahami

2.Selim Pacolli

3.Gyltene Derguti

4.Fatmir Smajli

5.Ferid Agani

6.Festina Kurteshi

7.Visar Korenica

8.Bejtush Gashi

9.Xheneta Sali Venhari

10.Asdren Bytyqi

Në këtë listë nuk figuron kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës i cili është në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur deputet në 5 mandate, që nga viti 2007./Telegrafi/

Exit mobile version