Emrin e liderit të OBRM-së, Nikolla Gruevski, përsëri mund ta gjeni të parin në njësinë zgjedhore 1, kurse menjëherë pas tij rradhitet ministrja për Kulturë, Elizabeta Kançevska Milevska, kurse i treti është ministri për punë sociale, Dime Spasov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në njësinë zgjedhore 2, udhëheqës i Listës është ministri për punë të jashtme, Nikolla Poposki kurse pas tij është kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski.
Në njësinë zgjedhore 3, e udhëheq koordinatori i Grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, në njësinë 4, ministri për shëndetësi Nikolla Todorov, në njësinë 5, Antonio Milloshoski, kurse në njësinë 6, Vllatko Gjorçev. Në listë janë edhe ministri për finansa Zoran Stavreski, Amdi Bajrami, Ivan Stoillkovic, Vlladanka Aviroviq, ministri i më hershëm për Bujqësi Ljupço Dimovski, por edhe deputetë të më hershëm. /Telegrafi/