Site icon Telegrafi

Listat e kandidatëve të pakompletura, për shkak të sistemit në Gjykatën Penale

Afati për paraqitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale është shkelur, pasi sistemi AKMIS nuk ka funksionuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akoma nuk mund të vërtetojë listat e kandidatëve pasi ata nuk janë të kompletuara. Për rreth 200 kandidatë mungon dokumenti për dosje penale, që e jep Gjykata Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja për këtë sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Ljupka Guguçevska është pasi sistemi AKMIS në Gjykatën Penale nuk funksionon disa ditë. Në KSHZ thonë se janë njoftuar nga gjykata se vërtetimet do të lëshohen sapo të kthehet sistemi.

Afati për paraqitjen e listave të kandidatëve ka kaluar në mesnatën e 14 shtatorit, pastaj Komisionet Komunale Zgjedhore kanë afat prej 48 orëve që të vërtetojnë dhe kontrollojnë kandidaturat, afatë që tani është shkelur./Telegrafi/

Exit mobile version