Site icon Telegrafi

Lista zgjedhore me të dhëna të dyshimta, mollë sherri në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë përplasur për listën zgjedhore të votuesve të dyshimtë të cilët duhet të verifikohen në terren nga ekipet e KSHZ-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aleksandar Kiracovski, zv. ministër shtesë për administratë dhe shoqëri informatike, akuzon VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në se kanë përcaktuar ekipet që duhet t’i shënojnë të dhënat e verifikimit të terrenit në listën zgjedhore për nevoja të KSHZ-së, prandaj edhe insiston në kontrollim të dyfishtë të të dhënave para se të futen në sistem.

Nga ana tjetër, Ministria për administratë dhe shoqëri informatike reagon dhe akuzon Kiracovskin për manipulime që ”tejkalojnë çdo kufi”, duke i arsyetuar akuzat e tij me kërkesën e KSHZ-së për t’u ofruar ndihmë për t’i futur të dhënat në sistem. Edhe VMRO-DPMNE-ja reagoi me një konferencë shtypi, duke akuzuar LSDM-në se është duke tentuar të krijojë edhe një alibi për humbjen katastrofale që i pret./Telegrafi/

Exit mobile version