Tv Telma bën të ditur se në listën zgjedhore ka plot 495258 votues të dyshimtë, të cilët duhet të verifikohen sërish, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto të dhëna janë siguruar nga Raporti i krahasimit të të dhënave të bazave të MPB-së dhe dhjetë institucioneve tjera, nga ku KSHZ i ka marrë informatat. Mbi 190000 votues janë të evidentuar si fiktiv, apo siç shkruhet në Raport – votues të cilët janë në bazën e të dhënave të MPB-së, por nuk shfaqen në të dhënat e institucioneve tjera.
Anëtarët e KSHZ-së mbrëmë nuk kanë arritur pajtueshmëri për ta votuar Raportin dhe kanë paralajmëruar një verifikim shtesë të të dhënave, që më pastaj të caktojnë mbledhjen e votimit të raportit nga krahasimi i të dhënave./Telegrafi/