Telegrafi

“Lista zgjedhore, kopje të kartave të identitetit, materiale zgjedhore” – aksioni i policisë malazeze para zgjedhjeve të së dielës

Gjatë ditës së diele (nesër) pritet të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi dhe për këtë policia ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e tyre.

Policia në disa qytete ka zhvilluar aksione për zbulimin dhe parandalimin e keqpërdorimeve të zgjedhjeve presidenciale malazeze, shkruan vijesti.

Janë kontrolluar disa lokacione dhe po punohet për mbledhjen e provave. Disa persona po merr në pyetje nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Në njërin nga kontrollet, policia e Podgoricës ka gjetur material zgjedhore të vulosura, ndërsa në tjetrin ka gjetur lista zgjedhore dhe kopje të kartave të identitetit. Për gjithçka është vënë në dijeni prokuroria.

Po ashtu, në polici dhe në prokurorinë e Bijelo Poljes është raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’u marrin kartat e identitetit banorëve të “Shtëpisë së Pleqve”.

Ndryshe, presidenti aktual, Milo Gjukanoviq si kundërkandidat ka politikanin që ka mbështetjen e Serbisë, Jakov Milatoviq. /Telegrafi/