Site icon Telegrafi

Lista do të pastrohet deri më 15 prill, KSHZ punon me kapacitet të plotë

KSHZ vazhdon me temp të përshpejtuar të punëve të përditshme që të përmbahen afatet për përgatitje të Listës zgjedhore për zgjedhjet e 5 qershor, transmeton Telegrafi.  Për këtë qëllim njerëzit e parë të KSHZ, Aleksandar Çiçoski dhe Rexhep Prekopuca ishin në takime me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ambasadorin evropian Aivo Orav.

Subhi Jakupi, i cili është anëtar i KSHZ, thotë që vazhdojnë me të gjithë punët rrjedhëse lidhur me Listën zgjedhore.

– Për çdo ditë mbajmë mbledhje që kanë të bëjnë me kontrollin e listës së zgjedhësve. Kontrolli do të mund të kryhet deri më 15 prill, kur dhe do të mbyllet lista dhe kur MPB duhet të na e dorëzojë listën përfundimtare – sqaron Jakupi.

Pas miratimit të konkluzionit nga kontrolli në terren, atij të kryqëzuar dhe administrativ, hapi i parë është të sillet vendim për atë se në çfarë mënyrë do të veprohet me rreth 40.000 personat të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë  marrë pjesë në kontrollin në terren. Komisioni i ftoi që ata vetë të paraqiten në njësitë rajonale, por gjasat që ky apel të respektohet janë shumë të vogla.

Por tërë punën e frenon MPB, e cila në mënyrë administrative duhet të kontrollojë rreth 70.000 qytetarë që i ka në bazën e saj të të dhënave, nëse posedojnë dokumente të vlefshme, e të cilët nuk gjenden në asnjë bazë tjetër. Kontrolli rrjedh ngadalë dhe deri më tani MPB ka kontrolluar vetëm dhjetëra mijëra njerëz.

Në KSHZ, po ashtu e ndjekin me vëmendje situatën për shkak të paralajmërimit të LSDM se do ti bojkotojë zgjedhjet dhe se ka gjasë ti tërheq anëtarët e saj në Komision, Igor Milev dhe Violeta Duma.

Ekspertët sigurojnë që madje edhe nëse vjen deri te një skenar i tillë, KSHZ mund të funksionojë dhe të sjell vendime, ndërsa vendin e tyre do ta zënë zëvendës anëtarët në Komision.

– Në rast të tillë, KSHZ mund të funksionojë në mënyrë normale dhe të sjell vendime, ndërsa vendin e tyre mund ta plotësojnë zëvendësit në Komision. Ekziston edhe mundësia që Kuvendi të thërret mbledhje dhe të votojë anëtarë të KSHZ nga radhët e partive tjera – sqaron profesori Oliver Andonov./Telegrafi/

Exit mobile version