Lista Serbe ka mbajtur të premten tubim zgjedhor në Graçanicë, me ç’rast u tha se fitorja e kësaj partie njëherësh paraqet edhe fitore të popullit serb në Kosovë.
Zyrtarë të kësaj partie thanë para simpatizantëve të tyre, se me të gjitha mjetet politike do t’i kundërvihen formimit të ushtrisë së Kosovës.
Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq tha se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe se serbët duhet të dalin masovisht që të votojnë më 11 qershor.
“Obligim i yni është që të themi se vetëm ne mund ta ndalojmë, të themi jo, pasi në tri vitet e kaluara këtë nuk e kanë bërë për shkak të nesh dhe nuk do ta bëjnë, dhe nuk do të ketë ushtri të Kosovës, pasi ne nuk do të lejojmë që ajo të formohet”, ka thënë Stojanoviq, transmetojnë mediat serbe.
Në tubimin zgjedhor të Listës serbe në Graçanicë janë prezantuar disa nga 20 kandidatët për deputetë të kësaj liste.