Telegrafi

Lista Serbe e gatshme ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Simiq pas mbledhjes së Kryesisë tha se ata kanë marrë vendim që t’i kthehen punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë siç tha ai që qytetarët të mos mbesin të izoluar.

“Kjo për hir të qytetarëve që të mos mbeten të izoluar”, ka thënë Simiq.

Kryetari i Listës serbe kërkoi edhe formimin e Asociacionit të komunave serbe. Ai po ashtu tha se do të kundërshtojnë çdo proces ose ligj që është në kundërshtim me interesat e serbëve. /Telegrafi/