Telegrafi

Lista përfundimtare e Brazilit, befasi të mëdha

Dunga pritet të marrë kritika të mëdha, pasi që në listën tashmë definitive, e ka lënë në shtëpi Ronaldinhon, që konsiderohet befasia e vitit, ashtu si mohimi i shërbimeve të sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato. Në skuadër nuk janë përfshirë as legjendat si Ronaldo dhe Roberto Carlos që edhe ashtu pritej të mos përfshiheshin, ndërsa as paraqitjet e mira të Adrianos nuk e kanë bindur Dungan që ta ftojë atë.

Nga ana tjetër, befasi konsiderohet dhe thirrja për sulmuesin Grafite të Wolfsburgut. Në deklaratën e tij të parë pas publikimit të listës, Dunga tha se Grafite është prototip i Adrianos, që sipas tij është i harxhuar. Ndërsa kur është pyetur për Ronaldinhon ai thjeshtë kërkoi që gazetarët të kalojnë në pyetjen tjetër.

Lista definitive e Brazilit: 

Portierët
 
Julio Cesar
Inter 
Heurelho Gomes
Tottenham 
Alexander Doni
Roma 
Mbrojtës
 
Maicon
Inter 
Daniel Alves
Barcelona 
Gilberto
Cruzeiro
Michel Bastos
Olympique Lyonnais 
Lucio
Inter 
Juan
Roma 
Luisao
Benfica 
Thiago Silva
AC Milan 
Mesfushorët
 
Gilberto Silva
Panathinaikos 
Felipe Melo
Juventus 
Kaka
Real Madrid 
Julio Baptista
Roma 
Josue
Wolfsburg 
Kleberson
Flamengo
Elano
Galatasaray 
Ramires
Benfica 
Sulmuesit
 
Robinho
Santos
Luis Fabiano
Sevilla 
Nilmar
Villarreal 
Grafite
Wolfsburg