Telegrafi

Lista e zëvendësuesve të Pellegrinit

Është e përditshmja sportive madrilene Marca ajo që ka publikuar këtë listë të shkurtër të top-trajnerëve për postin e Realit dhe pos kësaj ka vënë një sondazh mbi suplementin e publikuar.

Në sondazh nuk është futur Manuel Pellegrini, gjë për të cilën protestuan shumë tifozë të Realit të cilët ende e dëshirojnë kilianin në stolin e Realit, përkundër zhgënjimit në Ligën e Kampionëve dhe disfatës turpëruese në ‘el Classico’.

Në sondazh prijnë trajneri i Interit, Jose Mourinho (42%) dhe ai i Liverpoolit, Rafa Benitez (35%), por mbetet të shihet nëse ndonjëri prej të lartpërmendurve do të zëvendësojë vërtetë Pellegrinin në bankinën mbretërore të Real Madridit.