Site icon Telegrafi

Lista e vendeve më të shtrenjta në botë – Zvicra në vendin e parë, Kosova në vendin e 124-të

Nëse keni menduar të migroni është mirë të dini paraprakisht se cilat janë vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zvicra është zyrtarisht vendi më i shtrenjtë në botë, sipas një raporti të revistës CEOLOAD, ndërsa Kosova renditet në vendin 124.

Gjerësisht në listë shfaqen 132 vendet më të shtrenjta në botë, ku pas Zvicrës vjen Norvegjia, Islanda Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Sa i përket vendeve të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria renditet në vendin e 95-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 96, ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e 113-të. /Telegrafi/

Exit mobile version