Ka përfunduar edhe java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Kjo xhiro ka sjellë edhe rezultate të befasishme, ku dy fitore i shënuan mysafirët, një vendasit dhe dy takime tjera përfunduan me rezultat të barabartë.
Sa i përket efikasitetit të ekipeve, kjo javë është më e dobët se java e kaluar. Në pesë ndeshje janë shënuar vetëm 11 gola.
Primatin e golashënuesit më të mirë e mban edhe këtë xhiro sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tani ka arritur t’i realizoi hiç më pak se 12 gola.
Pas tij vjen sulmuesi afrikan i Prishtinës, Otto John i cili me het-trikun e fundit ka arritur në pesë gola të realizuar.
Greca e Marclei i Feronikelit, Rexha i Dritës dhe Thaqi i Ballkanit kanë nga tre gola të shënuar pas gjashtë ndeshjeve.
Më poshtë mund t’i shikoni realizuesit më të mirë. /Telegrafi/