Kastriot Rexha vazhdon të prijë në listën e golashënuesve në Ipko Superligën e Kosovës.
Sulmuesi shtatlartë nuk ka shënuar gol këtë javë ndaj Ferizajt, por vazhdon të mbetet i pari në listën e golashënuesve me 14 gola të shënuar.
Pas tij në pozitën e dytë ndodhet mesfushori i Prishtinës, Meriton Korenica me 11 gola të realizuar.
Pozitën e tret e mbanë talenti i Llapit, Festim Alidema me 10 gola, ndërsa me nga nëntë janë Alban Shillova i Flamurtarit dhe Betim Haxhimusa i Dritës.
Mendurim Hoti i Feronikelit, Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ahmed Januzi i Llapit me nga tetë gola janë në pozitat gjashtë, shtatë dhe tetë.
Ndërkohë listën e top 10 shënuesve në Superligë e mbyllin Kyrian Nwabueze dhe Fatih Karahoda me nga shtatë gola. /Telegrafi/