Site icon Telegrafi

Ndërron jetë edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës në Gjermani ku ishte duke punuar ka ndërruar jetë pas 10 ditësh në koma. Visha nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e shembjes së skelës një objekt në ndërtim në Hamburg të Gjermanisë humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë që punonin me të, raporton Euronews Albania.

Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë shqiptarët e tjerë që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e 31 tetorit. /Telegrafi/

Exit mobile version