Telegrafi

Lista e qytetarëve që do ta marrin nesër dozën e dytë të vaksinës anti-COVID në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër (e diel), të paraqiten në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi.

Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për t’u vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 3, 480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96,369 doza të vaksinës.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit.

Ndryshe autoritetet shtetërore të shëndetësisë kanë paralajmëruar nga 15 qershori vaksinim masiv kundër COVID-19.

E për t’u realizuar ky proces të gjitha komunat tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe deklarojnë se janë gati për vaksinimin në masë. Krahas ekipeve mjekësore autoritetet komunale kanë përgatitur edhe hapësirat ku do zhvillohet procesi i imunizimit e që kryesisht janë përzgjedhur salla kulturore dhe sportive.

Në Prishtinë procesi i imunizimit masiv do të vazhdojë në Sallën “1 Tetori”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë (QKMF), Rrezart Halili thotë se tanimë kanë bërë trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe se i kanë dakorduar planet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në në mënyrë që ky proces të realizohet pa telashe. /Telegrafi/