Barcelona momentalisht ka gjashtë lojtarë të rëndësishëm të lënduar dhe tashmë dihen përafërsisht datat kur mund të rikthehen.
Sezoni 2023/24 nuk ka qenë edhe aq pozitiv për Barcelonën, pasi përveçse nuk ka bindur me rezultate, ata kanë hasur edhe në probleme tjera.
Një nga problemet kryesor të Blaugarnëve kanë qenë lëndimet e vazhdueshme të lojtarëve.
Barcelona tashmë ka gjashtë lojtarë të rëndësishëm jashtë fushave dhe Telegrafi iu njofton se kur ata mund të kthehen.
Gavi – shtator
Adoleshenti është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit ACL që pësoi në detyrën ndërkombëtare me Spanjën në nëntor muajin 2023.
Marcos Alonso – mars
Mbrojtësi i majtë i është nënshtruar një operacioni për dëmtimin e shpinës që pësoi në dhjetor të 2023. Ai tani pritet të mungojë dy muaj në rikuperim.
Marc-Andre ter Stegen – mesi i shkurtit
Portieri i besueshëm është pranë rikuperimit të plotë pas operacionit në shpinë. Ai është një nga viktimat e lëndimeve nga ndeshjet me kombëtaren në nëntor të 2023.
Raphinha – mesi i shkurtit
Është sërish një problemi i kofshës për Raphinhan. Braziliani u largua nga loja në pjesën e parë të fitores 2-0 të Barçës kundër Osasuna. Siç ndodhi më parë, Raphinha ka të ngjarë të jetë jashtë fushës për një muaj.
Inigo Martinez – fundi i janarit
Nuk ka gjasa që mbrojtësi spanjoll të godasë topin në finalen e Superkupës së Spanjës këtë të diel. Martinez ka një problem me kofshën dhe ai do të shërohej në javë, jo me ditë.
Joao Cancelo – mesi i janarit
Gjuri i Cancelos duhet të jetë mjaft i mirë për ta lejuar atë të luajë disa minuta kundër Real Madridit më 14 janar. Barça ka nevojë për të pasi ka hasur në vështirësi në krahët e mbrojtjes.
/Telegrafi/