Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e plotë të bizneseve, të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria për ushtrimin e aktiviteteve në fazën e dytë që nga vendosja e masave të reja pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
Lista bazohet nga urdhëruesi i përkohshëm për lehtësimin e masave nga pandemia nga data 18 maj deri 2 qershor, shkruan Telegrafi.
Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria.
Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër.
Po ashtu, MSH tregon për masat që duhet marr për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. /Telegrafi/