Telegrafi

Lista e plotë e artistëve që do të performojnë në Sunny Hill Festival 2024

Foto: Screenshot/Instagram

Sunny Hill Festival do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të mbarojë të dielën (28 korrik).

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore në vend, që sivjet do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë.

Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë.

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.

Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Beirsha, Ants Live, Artssassin, Bleta Përtace, Buta, Capital T, Chloe Gaillet, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Bannzz, Caboo, Deezy, Geek, Edgar Kerri, Elsa Mala, Geasy, Griff, Jollie, Kamal, Lab Sadiku, Lafazani, Lancey, Foux, Ledri Vula, Lekë, Lluni, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, Mygal, Noki, PM to the Dagz, Regard, Singullar, The Milk Snatchers, Tommy Gold, Yanina, Yll Limani, Zoagi dhe Zwada.

Lexo po ashtu Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha në ndërkohë ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë dhe vjen për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje. /Telegrafi/