Telegrafi

Lista e plotë e artistëve dhe datat e performancave të tyre në Beerfest Kosova

Edicioni i tetë i Beerfest Kosova pritet të jetë madhështor duke marrë parasysh skenografitë që do të jenë në parkingun prapa Pallatit të Rinisë së Sporteve në Prishtinë.

Modus Events në bashkëpunim me Lasko Group & Sola janë përkujdesur që krahas anës vizuale, të sjellin edhe Daft Punk në kryeqytet.

Gjatë ditëve të Beerfestit do të interpretojnë edhe shumë yje të skenës sonë, ndërsa më poshtë është lista e plotë dhe datat e performancave:

Frymë dhe atmosferë festive, me muzikë, ushqim dhe pije do të mbizotërojë në pesë ditët e festivalit.

Lexo po ashtu Lajmet nga Beerfest

Por, fansave si kurrë më parë iu është ofruar edhe një mundësi e mirë që të jenë më afër artistëve.

Pjesëmarrësit do të jenë dëshmitarë të një skene gjigante e kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, e mbushur me efekte speciale vizuale.

Beerfest do të mbahet nga 25 deri më 29 korrik në Prishtinë.