Telegrafi

Lista e Manchester Unitedit për afatin kalimtar të janarit – Mandzukic, Muller dhe Sancho plus edhe disa yje të Ligës Premier do të tentohen

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë një shpëtim për shumë klub, ndërsa do të jetë vendimtare për Manchester Unitedin pasi ata po shikojnë ta rregullojnë skuadrën e tyre për të mbajtur ritmin me rivalët e tyre në Ligën Premier.

Ole Gunnar Solskjaer pritet të futet thellë në tregun e transferimeve pas fillimit të dobët të skuadrës së tij këtë sezon që ka mbetur pas me 15 pikë pas liderëve të Liverpool it, vetëm pas tetë ndeshjeve.

Solskjaer, i cili është nën presion të madh pas raporteve që Massimiliano Allegri është gati për ta zëvendësuar atë, e gjen veten edhe me ekip të dobët, pasi nuk ka bankë rezervë sikurse Liverpool dhe Manchester City.

Mesfusha është gjithashtu një çështje shqetësuese ku pritet të ketë blerje.

Kuptohet që United është i prirur të mos blejë në panik, por duket se janë gati të shpenzojnë në afatin kalimtar të ardhshme, si pjesë e një projekti rindërtimi.

Sportsmail e ka zbuluar listën dhe kush janë shënjestrat, që do të tentohen.

Mario Mandzukic

Thomas Muller

James Maddison

Jadon Sancho

Sean Longstaff

Eric Dier

Moussa Dembele

Odsonne Edouard

Samuel Chukwueze

/Telegrafi/