Partitë politike më 11 dhjetor bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë, me shumë emra të rinj e të njohur për qytetarët.
E, njëra ndër to është dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së LDK-së për kandidatë për deputetë janë: Jehona Lushaku Sadriu – drejtoreshë e Arsimit në Komunë të Prishtinës, që së fundmi ka aderuar në LDK, Drita Millaku – ish deputete e LVV-së që ka kaluar në LDK, Visar Azemi – ekspert i ekonomisë, Zef Morina – kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, si dhe Lumbardh Salihu, ish-futbollist dhe tani pjesë e shou-bizit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili është dhe bartës i listës tha se LDK-ja ofron vendit listën më të mirë siç i quajti ai “njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin”.
Më poshtë ua sjellim top 10 e listës së LDK-së:
1. Lumir Abdixhiku
2. Kujtim Shala
3. Doarsa Kisa Xhelili
4. Lutfi Haziri
5. Gazmend Muhaxhiri
6. Hykmete Bajrami
7. Imri Ahmeti
8. Sokol Haliti
9. Jehona Lushaku Sadriu
10. Anton Quni