Site icon Telegrafi

Lista e Kosovës U20 për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Rumani

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë.

Tanimë trajneri Dritëro Sefaja ka publikuar edhe listën me 12 basketbollistët e ftuar për këtë ngjarje të madhe.

Ky Evropian do të mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Rumani.

12 lojtarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në FIBA U-20 Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Rumani:

1. Anesh Gashi
2. Bardh Istrefi
3. Eliot Peci
4. Eris Zeneli
5. Genc Zeqiri
6. Jon Ismajli
7. Jon Ukaj
8. Norik Binqe
9. Olsi Kurtaj
10. Orges Shatri
11. Rron Dahsyla
12. Ardian Ibishi /Telegrafi/

Exit mobile version