Site icon Telegrafi

Lista e hendbollistëve kundër Bosnjës!

Ai këmbëngul se ka ftuar më të mirët dhe beson në një paraqitje sa më dinjitoze për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2017.

Përfaqësuesja e Kosovës për meshkuj është para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror – 2017 i cili mbahet në Francë. Më 6- 9 janar Kosova zhvillon dy ndeshje me kombëtaren e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Fillimisht në Gjakovë me 6 janar, kurse tri ditë më vonë në qytetin e Tuzllës. Më 25 dhjetor në Gjakovë në palestrën ‘Shani Nushi’ nga ora 12.00 do të punohet dy herë ne ditë deri me 30 dhjetor, që pastaj te vazhdojnë stërvitjet nga data 2 janar deri në ndeshjen me Bosnjën dhe Hercegovinën me 6 janar”, thuhet nga FHK-ja. Përveç përzgjedhësit Kabashi me kombëtare do të punon edhe trajneri Nexhdet Dobroshi.

Lista e hendbollistëve:

Portierë: Arbër Curri (Besa Famiglia), Edon Gashi (Prishtina), Haris Berisha (Besa Famiglia); alo te majta: Oltion Beshiri (Prishtina), Lindrit Fetahu (Prishtina), Enes Muranoviq (H65 Höör, Suedi), Fundorë të majtë: Deniz Terziqi (Vushtrria), Kreshnik Krasniqi (pa angazhim), Egzon Gjuka (Besa Famiglia), Fundor qendrorë: Valon Dedaj (TVS Fortitudo Gossau, Zvicër), Roland Nreca (RK Gareshnica, Kroaci), pivotmen: Kastriot Jupa (Besa Famiglia); Petrit Prekazi (Prishtina), Jeton Bislimi (Kastrioti), Fundor të djathtë: Ylber Mjeku (Prishtina), Beni Syla ( Kastrioti); alo të djathtë: Florim Hoxha (Prishtina), Sharr Ramadani (TVS ST. Otmar, Zvicër) dhe Besmir Kusari (Vëllaznimi)
 

Exit mobile version