Ka përfunduar java e 31-të në elitën e futbollit kosovar.
Drita dhe Prishtina po vazhdojnë garën e ashpër për titullin e kampionit në Superligë.
Por garë tejet e ashpër po zhvillohet edhe për golashënuesin më të mirë të vitit.
Pas përfundimit të kësaj xhiroje, Oto John ka marrë primatin.
Nigeriani ka shënuar gol ndaj Besës së Pejës për të arritur kuotën e 15 golave në kampionat.
Në pozitën e dytë ka mbetur sulmuesi shtatlartë i Dritës, Kastriot Rexha me 14 gola.
Pozita e tretë ndahet nga dy talentet e mëdhenj, Mirlind Daku i Llapit dhe Artur Magani i Lirisë që kanë shënuar nga 13 gola.
Genc Hamiti i Drenicës me 12 gola zë pozitën e pestë, ndërsa me 10 gola është Xhevdet Shabani i Dritës.
Dy xhiro para fundit të kampionatit ende është e paqartë se cili nga këta lojtarë do ta marrë ‘Këpucën e Artë’ në Vala Superligë. /Telegrafi/
Lista e 11 golashënuesve më të mirë në Superligë:
John O. Trepca 89 15 gola
Rexha K. Drita 14
Daku M. KF Llapi 13
Magani A. Liria 13
Hamiti G. Drenica 12
Shabani X. Drita 10
Haxhimusa B. Gjilani 9
Januzi A. Prishtina 8
Milicaj M. KF Feronikeli 8
Mankenda G. Prishtina 7
Morina A. KF Feronikeli 7