Telegrafi

Lista e golashënuesve në Superligën e Kosovës, Oto John merr primatin

Me përfundimin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës, ka një lider të ri në listën e golashënuesve.

Sulmuesi nigerian Oto John ka arritur të dalë në krye të listës së golashënuesve në Superligë.

20-vjeçari arriti të shënoj dy gola në fitoren e Trepçës ’89 3-0 përballë Vëllaznimit.

Kësisoj John tani prin i vetëm në listën e golashënuesve me 13 gola të realizuar.

Në pozitën e dytë mbetet talenti i madh i futbollit kosovar, Mirlind Daku.

Sulmuesi gjilanas i Llapit shënoi gol ndaj Lirisë dhe tani ka arritur në kuotën e 12 golave.

Me 11 gola në pozitën e tretë mbetet sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Artur Magani.

Dy yjet e Dritës, Kastriot Rexha dhe Xhevdet Shabani kanë nga 10 gola po aq sa ka edhe Genc Hamiti i Drenicës.

Tetë gola ka Mark Milicaj i Feronikelit, ndërsa Betim Haxhimusa i Gjilanit dhe Albutrint Morina i Feronikelit kanë shënuar nga shtatë herë.

Listën e 10 golashënuesve më të mirë në Superligë e mbyllin dy yjet e Prishtinës, Gauthier Makenda dhe Ahmed Januzi që kanë realizuar nga gjashtë gola. /Telegrafi/