Ka përfunduar java e 29-të në elitën e futbollit kosovar.
Drita ka ruajtur pozitën e parë në tabelë e ndjekur nga Prishtina që vazhdon të jetë konkurrenti kryesor për titull të kampionit.
Në këtë javë ka pasur ndryshime edhe në listën e golashënuesve më të mirë në Superligë.
Artur Magani i Lirisë ka shënuar dy gola këtë javë dhe ka arritur në kuotën e 13 golave në këtë kampionat.
Kësisoj sulmuesi nga Shqipëria është barazuar me Mirlind Dakun e Llapit, Kastriot Rexhën e Dritës dhe nigerianin e Trepçës ’89, Oto John.
Me 12 gola në pozitën e pestë ka mbetur Genc Hamiti i Drenicës.
Ndërkohë 10 gola ka shënuar këtë edicion sulmuesi tjetër i Dritës, Xhevdet Shabani. /Telegrafi/
Lista e 11 golashënuesve më të mirë në Superligë:
Daku M. KF Llapi 13
John O. Trepca 89 13
Magani A. Liria 13
Rexha K. Drita 13
Hamiti G. Drenica 12
Shabani X. Drita 10
Haxhimusa B. Gjilani 9
Januzi A. Prishtina 8
Milicaj M. KF Feronikeli 8
Mankenda G. Prishtina 7
Morina A. KF Feronikeli 7