Ka përfunduar kava e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Lideri aktual Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 1-3.
Dritës këtë fitore ia siguroi sulmuesi i tyre më i mirë Kastriot Rexha që shënoi het-trik.
Me këta tre gola Rexha është ngritur në kuotën e 13 golave në kampionat.
Në këtë sfidê golin e vetëm për Llapin e shënoi talenti i madh gjilanas Mirlind Daku.
Edhe Daku ashtu si Rexha ka arritur në kuotën e 13 golave këtë edicion.
Po kaq gola ka edhe sulmuesi nigerian i Trepçës ’89, Oto John.
Në pozitat katër dhe pesë ndodhen Genc Hamiti dhe Artur Magani me nga 11 gola.
Xhevdet Shabani i Dritës zë pozitën e gjashtë me 10 gola.
Lista e top shënuesve përfundon me Haxhimusën e Gjilanit dhe Milicajn e Feronikelit që kanë nga tetë gola si dhe Makenda e Morona që kanë shënuar nga një më pak. /Telegrafi/
Lista e 10 shënuesve më të mirë në Superligë:
John Oto JOHN – KF Trepça’89 13 gola
Kastriot REXHA – KF Drita 13
Mirlind DAKU – KF Llapi 13
Artur MAGANI – KF Liria 11
Genc HAMITI – KF Drenica 11
Xhevdet SHABANI – KF Drita 10
Mark MILICAJ – KF Feronikeli 8
Betim HAXHIMUSA – KF Gjilani 8
Albutrint MORINA – KF Feronikeli 7
Gauthier MAKENDA – KF Prishtina / 7