Site icon Telegrafi

Lista e golashënuesve në Ipko Superligë: Kastriot Rexha i pari, Korenica fillon ngjitjen

Ka përfunduar java e 24-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Lufta për titull të kampionit dhe për mbijetesë është duke u bërë gjithnjë e më interesant.

Ndërkohë edhe sa i përket listës së golashënuesve ka ndryshime në pozitat më poshtë, por jo në të parën që mbahet nga Kastriot Rexha.

Sulmuesi i Feronikelit zë pozitën e parë në listën e golashënuesve me 12 gola, duke lënë mbrapa talentin e Llapit, Festim Alidemën me nëntë dhe Alban Shillovën me numër të njëjtë të golave.

Dy golat e shënuar ndaj Ballkanit, kanë bërë që fantazisti i Prishtinës, Meriton Korenica të ngjitet në pozitën e katërt me tetë gola të realizuar.

Kësisoj Korenica bëhet edhe shënuesi më i mirë këtë edicion i skuadrës kryeqytetase.

Nga tetë gola deri më tani i kanë shënuar edhe Betim Haxhimusa i Dritës dhe Mendurim Hoti i Feronikelit, ndërsa me nga shtatë janë Ahmed Januzi i Llapit dhe Fatih Karahoda i Lirisë. /Telegrafi/

Exit mobile version