Site icon Telegrafi

Lista e futbollistëve të Kosovës U-21 për dy miqësoret ndaj Katarit

(Foto: ffk-kosova.com)

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Michael Nees, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.

Në listën e trajnerit janë përfshirë 25 futbollistë, derisa këto dy takime do t’i shërbejnë atij për ta pasur një pasqyrë sa më reale të ekipit, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për ‘Evropianin 2023’ kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor në Prishtinë.

Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars – shkruan në njoftimin e FFK-së.

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës U-21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version