Site icon Telegrafi

Lista me 18 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Ansu Fatin në ditëlindjen e tij të 18-të

Në këtë të shtunë, Ansu Fati ka mbushur 18-vite, derisa është duke e shijuar një periudhë magjike te Barcelona.

Lojtari i talentuar deri më tani ka arritur t’i thyejë disa rekorde te skuadra katalunase, e që në ditëlindjen e tij të 18-të janë 18-të gjëra që duhet t’i dini për të.

1# Fillimet e tij – Ansu Fati ka arritur te Barcelona në vitin 2012 nga Guinea Bisau si 10 vjeçar, duke iu bashkuar skuadrës së të rinjve Alevin A. Sulmuesi kishte luajtur në kategori të ulëta në Sevillë.

2# Një luftëtar – Fati kishte një frakturë në këmbën e tij të djathtë, që e la atë jashtë fushe për dhjetë muaj kur ishte 13-vjeçar në dhjetor të vitit 2015 gjatë një takimi të Barcelonës me Espanyolin në kategorinë e fëmijëve. Pasi u rikthye, filloi të shfaqte magjinë e tij.

3# Është aktiv në rrjetet sociale – Sulmuesi i Barcelonës u qëndron afër tifozëve të tij, duke qenë aktiv në të gjitha rrjetet sociale.

4# Debutuesi më i ri i Barcelonës në ligë – Më 25 gusht të vitit 2019, Ansu Fati debutoi si 16-vjeçar, 9 muaj e 25 ditë në skuadrën e parë, duke zëvendësuar Carles Perezin në minutën e 77-të. Vetëm Vincente Martinez e kalon atë me debutimin e tij si 16-vjeçar, 9 muaj e 7 ditë.

5# Golashënuesi më i ri në ligë – Ishte ndeshja Osasuna – Barcelona më 31 gusht të vitit 2019, Fati shënoi si 16-vjeçar e 304 ditë në ndeshjen që përfundoi 2-2.

6# Lojtari më i ri që starton dhe shënon në Camp Nou – Ndeshja e parë e tij si startues në Camp Nou, duke arritur të shënojë përballë Valencias në sezonin 2019/20 në fitoren 5-2, derisa Fati kishte 16 vite e 318 ditë.

7# Lojtari më i ri që debuton dhe shënon gol në Ligën e Kampionëve për Barcelonën – Më 17 shtator të vitit 2019, sulmuesi i Barcës debutoi si 16 vjeçar e 321 ditë. Goli i tij i parë në Ligën e Kampionëve erdhi në humbjen 2-1 ndaj Interit si 17-vjeçar e 40 ditë.

8# Debutuesi i dytë më i ri për Spanjën U21 – Në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian U21, Ansu Fati ishte aktivizuar ndaj Malit të Zi në dhjetë minutat e fundit. Vendin e parë e mban Bojan Krkic që në të kaluarën kishte luajtur te Barcelona.

9# Lojtari më i ri që shënon dy gola në një ndeshje – Ishte sezoni 2019/20 kur Fati shënoi dy gola ndaj Malagas, duke kalua kështu Bojan Krkicin që kishte bërë po të njëjtën gjë.

10# Debutuesi i dytë më i ri në ndeshje ndërkombëtare – Më 3 shtator të vitit 2020, Fati hyri në fushën në pjesën e dytë të takimit Gjermani – Spanjë. Rekordi mbahet nga lojtari bask, Zubieta.

11# Golashënuesi më i ri në kombëtare – Ansu Fati u bë golashënuesi më i ri për Furinë e Kuq në takimin ndaj Ukrainës, Si 17-vjeçar e 311 ditë, Fati kaloi Errazquinin.

12# Kalimi në skuadrën e parë – Në këtë sezon, sulmuesi i Barcelonës kaloi në skuadrën e parë, duke u regjistruar si lojtarë në skuadrën e parë.

13# I nominuar për çmimin ‘Djaloshi i Artë’ – Ansu Fati është pjesë e listës prej 20 futbollistëve që garojnë për çmimin Djaloshi i Artë që i dhurohet një futbollisti të ri.

14# Lojtari më i ri që shënon dy gola në Ligën e Kampionëve – Me golin e realizuar ndaj Interi në edicionin e kaluar dhe tani ndaj Ferencvarosit, sulmuesi u bë më i riu që shënon dy gola në garën më të madhe për klube në Evropë.

15# Numrat në fanellë – Ansu Fati fillimisht kishte numrin 31, derisa tani mbanë atë 22 në skuadrën e parë, Ai po ashtu kishte marrë numra edhe si 11,15,17,18 te Barcelona dhe Spanja në kategoritë e tjera.

16# Dyshja e parë që shënojnë në një ndeshje së bashku me Pedrin – Ndaj Ferencvarosit, Ansu Fati dhe Pedri kanë ndarë një rekord të përbashkët. Ishte për herë të parë në histori që dy lojtarë të rinj shënojnë në Ligën e Kmapionëve.

17# Golashënuesi më i ri në ligë – Me golin kundër Real Madridit, Fati e ka barazuar rekordin e Pombos me 11 gola të shënuar në shekullin e kaluar.

18# Vëllezërit e Fatit luajnë te Barcelona – Vëllezërit e tij, Braima Fati dhe Migeul, që të dy luajnë  për grupmoshat e reja të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version