Artisti i talentuar Lisi ka sjell edhe projektin e dytë muzikor në karrierën e tij.
Kënga e parë e Lisit ishte një muaj më parë, kur solli projektin ‘Rooftop’, projekt që u pëlqye jashtëzakonisht shumë.
E pas suksesit me këngën e parë, Lisi ka sjellë për adhuruesit e tij një tjetër këngë, kësaj radhe të titulluar ‘Kce kce’.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Lisit në YouTube.
Ky projekt pritet të pëlqehet nga fansat besnikë të Lisit. /Telegrafi/