Lisi ka surprizuar fansat me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Modela”.
Kënga, e cila është publikuar së fundmi, sjell një melodi ritmike dhe një tekst dedikuar një vajze, duke i dhënë një atmosferë romantike dhe energjike.
Menjëherë pas publikimit, “Modela” u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë komente pozitive dhe një numër të lartë klikimesh.
Fansat e Lisit kanë vlerësuar stilin dhe interpretimin, duke e cilësuar këngën si një nga më të mirat e tij deri më tani.
Me këtë projekt, Lisi dëshmon edhe një herë se është një artist premtues. /Telegrafi/