Telegrafi

LISBA, kundër Hamitit e pro Tërrnavës

“Është absurd dhe qesharak pretendimi i tij për të ardhur në krye të BIK-ut kur dihet se BIK-u përfaqëson interesat e besimtarëve myslimanë ndërsa përkthyesi Xhabir Hamiti nuk ka përkrahjen e asnjë besimtari myslimanë, dhe për më tepër nuk do të arrijë as plotësimin e kushteve që parashohin dispozitat statutore për kandidim për kryetar të BIK-ut”, thuhet në kumtesë.

Lëvizja Islame Bashkohu deklaron se konform rregullave të parapara statutore do të angazhohet për shkarkimin e Xhabir Hamitit nga pozita e kryetarit të Kuvendit të BIK-ut.

“Ne kemi një Islam dhe ai buron nga Kurani dhe Tradita Profetike. Kjo është feja jonë dhe do të jetë me Emrin e Allahut deri në ditën e fundit të kësaj bote. Prandaj, çdo akuzë drejtuar BIK-ut për radikalizëm është thjeshtë mjet perfid për të arritur qëllimet e atyre që nuk ia duan të mirën myslimanëve të Kosovës dhe të ardhmes së vendit, ndërsa BIK-u dhe në veçanti Myftiu Tërrnava i kanë shërbyer me besnikëri islamit dhe myslimanëve”, thuhet në kumtesë, ku ndër të tjera kërkohet që myftiu Tërrnava të vazhdojë të jetë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës. /Telegrafi/