Lisandro Martinez solli nënën e tij, Silvina, për të takuar bashkëlojtarin e Argjentinës dhe kapitenin e kombëtares Lionel Messi – dhe reagimi i saj ishte madhështor.
Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Argjentinës për Kupën e Botës pas një fillimi mbresëlënës të aventurës në Manchester United, ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin e Albicelestes për në gjysmëfinalen e së martës.
Skuadra e Lionel Scalonit do të ndeshet kundër Kroacisë në stadiumin Lusail pas fitoreve ndaj Holandës, Australisë, Polonisë dhe Meksikës.
Shumë janë duke pritur që Martinez dhe bashkëlojtarët e tij të shkojnë në finale, ku do të takoheshin me Francën ose Marokun, nëse fitojnë ndaj Kroacisë sot.
Martinez, pritet të luajë kundër Kroacisë mbrëmjen e së martës, ndërsa ai në jetë e përditshëm është një familjar i vërtetë. Pasi u konfirmua se ai do të ishte në skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës në nëntor, mbrojtësi i United falënderoi familjen e tij.
“E kam ëndërruar aq shumë, e kam vizualizuar, e kam kërkuar aq shumë dhe e kam ndjerë aq shumë sa që sot kjo ëndërr e pamasë që kam pasur që fëmijë bëhet realitet”.
“Më kujtohet kur prindërit më dhanë fanellën e kombëtares dhe isha aq i lumtur sa do të luaja me top në lagje duke imagjinuar se isha një nga lojtarët. Unë jam pafundësisht mirënjohës për njerëzit më të rëndësishëm në jetën time që e dinë se ata janë gjithmonë në zemrën time! Le të bashkohemi të gjithë dhe më të bashkuar se kurrë”.
Përpara turneut në Katar, qendërmbrojtësi vendosi të sillte nënën e tij, Silvina, për të takuar shokun e skuadrës dhe shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.
Pasi bën një foto së bashku në holl të hotelit, Silvina postoi fotot në faqen e saj në Instagram.
“Një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se do ta realizoja. Me më të mirët në botë. Faleminderit mjeshtër futbolli”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
When Lisandro Martinez brought his mother to meet Messi, her reaction🗣️: "A dream I never thought I would achieve. With the best in the world. Thank you, football master." pic.twitter.com/lyvD3BKmlb
— FCB Albiceleste (@FCBAlbiceleste) December 12, 2022