Telegrafi

Lisa Rinna, aktorja 59 vjeçare të cilën e ka ‘harruar’ plakja: Kam lindur me gjene të mira

(Foto: Instagram/lisarinna)

Aktorja dhe prezantuesja Lisa Rinna shpeshherë i kënaq fansat e saj me postimet e saj në Instagram dhe njëherësh dëshmon se mosha është vetëm një numër.

Ylli i serialeve “Days of Our Lives”, “Melrose Place”, si dhe “Real Housewives of Beverly Hills”, ka treguar se qe 26 vjet praktikon joga dhe se me ndihmën e saj duket e hollë dhe e shëndetshme.

“Për mua është e rëndësishme të jem në formë dhe mendoj se qëndrueshmëria është e rëndësishme në këtë çështje”.

(Foto: Instagram/lisarinna)

“Unë kam lindur me gjene të mira, por kam filluar të ushtroj që kur isha shumë e re”, ka deklaruar 59-vjeçarja për Own.

Lexo po ashtu Lisa Rinna krahasohet me Kim Kardashian në pamje identike nga Balenciaga

Lisa është frymëzim për shumë femra në këtë drejtim, ndërsa këtë verë ka shpërndarë shumë imazhe në rrjetet sociale që do të bënin ta kishin zili femrat shumë më të reja se ajo. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/lisarinna)